Ata kërkojnë të na vrasin, ne mbrohemi dhe kritikohemi!?!








Reagimi më i turpshëm vjen nga shtëpitë botërore të futbollit, UEFA e FIFA të cilat mundohen t’i hedhin fajin shqiptarëve duke luajtur rolin e arbitrarit objektiv.

Në minutën e 42-të të ndeshje së mbrëmshme në stadiumin e Partizanit në Beograd, u sulmuan futbollistët shqiptar nga ata serb dhe huliganët e tyre.

Një ditë më vonë po iu bëjmë një retrospektivë të lojës dhe ngjarjeve, duke sjellur disa nga faktet më të rëndësishme që kanë ndodhur.

Gjatë hyrjes së futbollistëve shqiptar në stadium ata janë fishkëlluar dhe fyer, himni shqiptar është fishkëlluar, para fillimit të lojës ka pasur thirrje fashiste “vrite shqiptarin”, ndërsa në mënyrë të paturpshme Blatter e Platini na flasin për lojën me mesazhe politike!?!? Shihet se ata kanë lëshuar deklaratë për relacionin e tyre me publikun dhe jo për të vërtetën e ngjarjes. E turpshme, njerëz që janë të thirrur të mbrojnë ligjet e tyre, bëjnë politikë.

Para incidentit, një herë futbollisti i kombëtares, Ansi Agolli nuk ka mundur të ekzekutojë gjuajtjen nga këndi, për shkak të hedhjes së gjësendeve në drejtim të tij dhe mjeteve piroteknike (të ndaluara sipas ligjeve në fuqi të UEFA-së e FIFA-së).

Në minutin e incidentit, futbollisti serb Mitoviç (mjerisht i shpallur hero në vendin ku humbja kremtohet fitore) kapi flamurin me vrull duke e ulur të këmbët, ndërsa ka qenë mëse normal reagimi i futbollistëve të kombëtares që të mos përdhoset simboli i një kombi, qysh presim se do të silleshin futbollistët e çdo kombëtareje, pasi që atë vend, populll e simbol përfaqësojnë.

Në reagimet në zinxhir janë afruar futbollistët e tjerë shqiptar e serb, por sipas rregullave në fuqi futbollistët rezervistë në raste të tilla nuk guxojnë të lirojnë hapësirën e tyre të bankinës, sepse në mënyrë të menjëhershme janë fajtor, këtë e bën të parët serbët të cilët vrapuan drejt futbollistëve shqiptar që ishin në fushë, prej tyre morën krah si i themi edhe huliganët të cilët kaluan policët, për të cilët organizatori thirrej se ka mjaftueshëm, dhe hyn e sulmuan fizikisht futbollistët shqiptar.

Futbollistët shqiptar, jo se u mbrojtën, por u sulmuan nga sigurimi i stadiumit, nga shikuesit u hedhën gjësende e njëri i mbuluar vrapoi të godiste njërin duke hyrë në tunel për në teshatore, ku po ashtu ka pasur rrahje.

Pas gjithë kësaj skene, vërehej një keqardhje e disa futbollistëve serb, të cilët shihej se e kishin humbur tërë kontrollin e lojës, pasi që iu dhanë krah huliganëve me sjelljet e tyre.

Një numër kaq i madh në gjërave që iu shkaktuan shqiptarëve dhe paturpësisht del Blatter i FIFA-së, Platini i UEFA-së e një zëdhënëse e BE-së duke folur për mesazhet politike, dhe asnjë fjalë për dhunën u ushtrua ndaj futbollistëve shqiptar. Madje kjo e fundit thotë se policia u soll me profesionalizëm! Si duke i rrahur futbollistët shqiptar, ky është profesionalizmi!?

Hej! A e dini çka është kjo? E turpshme që me interese politike të veprohet ndaj dhunës që iu shkaktua futbollistëve shqiptar. A thua si do të reagonte Platini e Blatter apo ndokush tjetër sikur kjo t’i ndodhte kombëtares së vendit të tyre apo ndonjë vendi më me influencë në Evropë! Hipokrizia e këtyre më bën të mendoj shumë.

Në fushë futet krimineli që tri vite më parë dogji flamurin shqiptar në Gjenova të Italisë dhe ne japim mesazhe politike e serbët sillen me profesionalizëm.

E gjithë kjo nuk me shqetëson sa fakti që dyshoj në mundësinë e Federatës shqiptare të futbollit të mbroj veten!/veqsport.com/